Gazetarët Genc Burimi dhe Flogert Muça debatuan në '5 Pyetjet me Babaramon' mbrëmjen e sotme.
Burimi po krahasonte rastin e Berishës me Trump dhe Sarkozy, duke thënë se këta të fundit hetohen dhe gjykohen në gjendje të lirë, ndërsa Berisha është rasti i vetëm që hetohet në arrest.
Por Muça e pyeti: O Burim pse nuk protestohet para SPAK dhe GJKKO? Kaq mjaftoi që të niste debati.
Burimi: Nuk të kam prerë kërthizën, atë Burim lëre.
Muça: Që je tharë komplet dhe nuk të ka mbetur pikë burimi. Ti je palaço, u kujtua sot ai të më thotë mua ai pas 10 vitesh. Shko ha sufllaqe.
Burimi: E sheh çfarë bëni ju. Nuk merrem me një injorant si ju.
Muça: Po ç’personale aman, mbiemrin i thirra.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur, puna ka mbaruar dhe askush s’ndodhet në institucione
G.K//ReportTv.al