Palëpetë të mbushura me salçiçe, djathë dhe vezë të ziera nga zonja Albana

17 Maj 2023, 11:49| Përditesimi: 17 Maj 2023, 11:51

  • Share

Palëpetë me salçiçe të grira

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • Ujë ose qumësht
  • 5 vezë
  • 1 lç kripë
  • 1 maje luge sheqer
  • 100 ml vaj

Për mbushjen:

  • 3 qepë
  • 3 vezë të zjera
  • 3 thelpinj hudhër
  • Salçiçe FIX
  • Djathë të fortë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët, më pas shtojmë qumështin, vajin, kripën, sheqerin dhe miellin e situr. Përgatisim një masë të qullët dhe e mbulojmë me membranë kuzhine. Ndërkohë në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim salçiçet e grira, qepët dhe hudhrat, më pas shtojme pak ujë derisa masa të ngelet e zjerë me pak lëng në fund. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe në fund shtojmë vezët e ziera, djathë kaçkavall dhe pak majdanoz.  

Masën e brumit e hedhim me garuzhde në një tigan që nuk ngjit (të cilin e kemi lyer me pak vaj) dhe realizojmë disa petë si palaçinka. Mbushim petët, i mbështjellim role dhe i servirim menjëherë të ngrohta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?