Bota

Palestinezët sulmojnë qendrën amerikane të ndihmave në Rafah, mediat: U qëllua me armë për të ndalur turmën (VIDEO)

27 Maj, 18:49| Përditesimi: 27 Maj, 20:54

  • Share

Mijëra persona kanë sulmuar njërën nga qendrat e shpërndarjes së ndihmave të hapura nga Shtetet e Bashkuara në Rafah, në jug të Gazës. Lajmi raportohet nga mediat në bazë të pamjeve filmike që qarkullojnë në internet. Ngjarja nuk është konfirmuar nga burime të tjera në Rripin e Gazës dhe deri tani ushtria izraelite (IDF) nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Një video e publikuar online duket se tregon mijëra palestinezë duke pushtuar vendin e shpërndarjes së ndihmave.

Sipas disa mediave, për të ndalur turmën është hapur zjarr. Nuk është e qartë nëse kanë qëlluar agjentët e sigurisë private që ruajnë vendin apo forcat izraelite.

Më herët, IDF kishte konfirmuar se dy nga katër qendrat e shpërndarjes së ndihmave të ngritura në Rrip kishin nisur funksionimin sot, duke shpërndarë pako ushqimore për mijëra familje palestineze.

Sipas ushtrisë, këto qendra administrohen nga një kompani amerikane e sigurisë private, ndërsa IDF kujdeset për sigurinë e zonës përreth. Tre nga qendrat ndodhen në zonën e Tel Sultanit, në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ndërsa qendra e katërt ndodhet në zonën e korridorit të Netzarim, në jug të qytetit të Gazës.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?