Palestinezi dhe siriani bëjnë të fortin në Tiranë, njëri arrestohet me drogë dhe kundërshton policinë, tjetri kapet duke vjedhur

11 Qershor 2020, 14:02| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 14:04

  • Share

Pesë persona, dy prej të cilëve shtetas të huaj palestinez dhe sirianë janë arrestuar në Tiranë. Sipas policisë, në pranga është vënë palestinezi me iniciale H.F., 22 vjeç pasi akuzohet për tre vepra penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

"Në rrugën “At Zef Valentini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas, gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit", sqaron policia.

Ndërsa 22-vjeçari sirian me iniciale A.E., u arrestua për vjedhje, pasi në Fushë Kërçik, Babrru është kapur në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., me qëllim për të vjedhur.

Në rrugën "Babë Rexha" në Tiranë u arrestua 20-vjeçari me iniciale E.H., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Po ashtu nga ana e policisë u arrestua shtetasi  Sh. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ''Kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror'' dhe  F. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve", "Krijim i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Fshehja e të ardhurave", dhe ''Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Hodo: 11/06/2020 15:14

    Te debohen ata funderrinat,vetem probleme sjellin ngado ku vene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?