Palestinezi përleshet me taksistin në Durrës, i vë thikën në fyt dhe kërkon t'i marrë makinën! Arrestohet nga policia

15 Shkurt 2021, 11:07| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 12:35

  • Share

DURRËS- Policia ka arrestuar një shtetas palestinez me iniciale M.B, 32- vjeça pasi ka plagosur një taksist në Durrës dy ditë më parë.

Report  TV mëson se autori palestinez ka hyrë klandestin në vendin tonë për të kaluar më pas në Itali.

Nga Tirana, palestinezi ka marrë një taksi për të shkuar në Durrës. Si destinacion mbërritje i kishte dhënë taksistit fshatin Fllakë të Durrësit.

Kur ka mbërritur në Fllakë ai ka nxjerrë një thikë dhe ja ka vendosur taksistit në fyt e i ka kërkuar të zbresë dhe t'ja dorëzojë atij makinën.

Shoferi i taksisë nuk i është bindur dhe është përleshur me palestinezin. Në përleshje e sipër ai e ka goditur 2 herë me thikë taksistin duke i shkaktuar plagë në dorë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas taksisti ka njoftuar policinë. Policia e Shijakut ka ngritur shërbime dhe në bazë të përshkrimit të tipareve, trupit dhe moshës ka arritur ta kapë dhe ta prangosë palestinezin. Ai u gjet në një rrugë dytësore në Rrashbull të Durrësit.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.- njoftoi policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?