Mërgim Mavraj, futbollist

Palët bien dakord, Mërgim Mavraj largohet zyrtarisht nga Hamburg

17 Korrik 2018, 17:56| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 18:00

  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, nuk do të jetë më pjesë e Hamburg në Bundesliga. Palët kanë gjetur sot gjuhën e përbashkët për të prishur kontratën mes tyre pas një viti e gjysmë me ulje-ngritje. 

Mavraj iu bashkua Hamburgut në janarin e vitit 2017, në të cilin ishte titullar i padiskutueshëm. Por që në janarin e vitit 2018 ai fillimisht përfundoi në stol e më pas u dënua me kalimin tek U-21, duke e bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëveshjes mes palëve për sezonin e ri.

Lojtari bëri të ditur vetë në rrjete sociale se ishte larguar nga klubi gjerman. “Një kontratë prishet, asnjëherë një lidhje emocionale”, - shkruante futbollisti. 
“Më pëlqeu shumë që isha këtu dhe kam ndihmuar me shumë pasion. Nuk duhet të kërkosh kurrë të të falënderojnë apo të të respektojnë për këtë. Ajo që do të thotë krenari, ne e përjetuam në majin e vitit 2017, përjetuam krenarinë e vërtetë”, - ishin fjalët e Mavrajt në rrjetet sociale drejtuar tifozëve të Hamburgut.

Pas pak erdhi edhe njoftimi i klubit që bëri të ditur se marrëveshja më futbollistin shqiptar ishte ndërprerë me mirëkuptim. 
“Ne e falënderojmë Mërgimin dhe i urojmë atij më të mirat për të ardhmen e tij sportive”, - ishin fjalët e drejtorit sportiv, Ralf Beker.
Tani mbetet të mësohet se ku do të jetë e ardhmja e Mavrajt, me alternativën më të mundshme atë në kategorinë e dytë spanjolle, te Deportivo La Coruna.

Komento

Komente

  • Paulin Ramaj: 17/07/2018 19:20

    mire ke ba !!!! ose ma mire me than mire ta kan ba!!!!shko e luj ne Afganistan apo Pakistan sepse atje futbolli asht ne dore te islamit tan!!!!! edhe te japin ma shume pare sepse eshte hallall. cdo ti me kryqat !!! ndiq mesimet e allahut!! atje po te refuzosh ti japish doren sheikut apo myftiut te presin koken!! ne Gjermani b.tha jote refuzon ti jape doren kardinalit e nuk te ndodh asgja!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?