Rrëzimi i burgimit të përjetshëm për Dirtan Dajtin, i akuzuar dhe i dënuar për 5 vrasje, mes të cilëve 4 efektivë policie, një plagosje, armëmbajtje pa leje, arratisje, falsifikim dokumentesh dhe vulave si dhe mbajtje pa lejë të uniformës, mbetet nga skandalet dhe njollat më të zeza të drejtësisë shqiptare. 17 muaj pas këtij vendimi, i dënuar nga të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, 4 nga 5 gjyqtarët që firmosën heqjen e dënimit të përjetshëm Dritan Dajtit, nuk janë më pjesë drejtësisë. Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë shkarkuar nga detyra si dhe janë përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia. Ndërkaq, për Skënder Daminin, gjyqtarin e pestë që mori pjesë në shpëtimin e Dritan Dajtit nga burgu i përjetshëm, procesi i Vetingut ka nisur që në 15 mars 2019.
Gjyqtari në Apelin Shkodrës Aleks Nikolli, i cili ka kryesuar trupin gjykues për çështjen Dajti në shkurt të 2019, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut. Seanca dëgjimore me Nikollin zgjati 8 orë. Gjyqtari iu nënshtrua Vetingut vetëm për kriterin e pasurisë. Sipas dosjes së verifikimit, Aleks Nikolli nuk justifikonte me të ardhura të ligjshme ndërtimin e një shtëpie trekatëshe në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës. Gjithashtu, Komisioni i Vetingut ngriti dyshime të forta sa i takon përdorimit nga gjyqtari të një pasurie të paluajtshme të të vëllait, konkretisht një apartamenti 82 m2 në Lezhë dhe dy shtesa me sipërfaqe 68 m2 dhe 78.6 m2.
Komisioni i Vetingut ngriti dyshime për veprime fiktive të gjyqtarit, i cili në vitin 2008 kishte blerë një dyqan në Lezhë për 1.2 milionë lekë, të cilin ia kishte shitur vjehrrit në vitin 2009 për 3.2 milionë lekë. Komisioni ngriti dyshime edhe rreth një kontrate të gjyqtarit për blerjen e një apartamenti 124.9 m2 në Tiranë, për 5.2 milionë lekë. Gjyqtari e anuloi këtë kontratë dhe fitoi 1.2 milionë lekë pagesë nga ndërtuesi si penalitet, pasi nuk ishte treguar korrekt me afatin e dorëzimit të banesës. Gjithashtu, Komisioni konstatoi se gjyqtari Nikolli nuk kishte mundësi të blinte e një sipërfaqe toke bujqësore në vitin 2009 për shumën 620 mijë lekë, e rivlerësuar për çmimin 5 milionë lekë. Probleme gjyqtari kishte edhe me një makinë dhe depozitë bankare.
Në 3 gusht 2020, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra Lindita Hoxhën, e cila ka votuar pjesërisht kundër shpëtimit të Dritan Dajtit nga burgu i përjetshëm. Sipas dosjet së Vetingut, Hoxha kishe shqyrtuar në dy raste çështje ku palë ndërgjygjëse kishte qenë një shoqëri ku punonte bashkëshorti. Ajo ka deklaruar një apartament 92. m2 në Shkodër, në 2006, për vlerën 2 milionë lekë, por Komisioni ngriti dyshime që gjyqtarja e ka pasur banesën prej vitit 2003, pasi ka pasur kontratë të lidhjes së energjisë dhe çmimi 2 milionë lekë është më i ulët se vlera reale e apartamentit. Sipas dosjes, bashkëshorti i gjyqtares kishte ndërtuar një objekt pa leje, ndërsa gjyqtarja nuk ka deklaruar përdorimin e një restoranti. KPK ka konstatuar edhe mungesë burimesh për pagesën e kësteve për një apartament në Shëngjin dhe se gjyqtarja nuk ka deklaruar edhe një makinë.
Në 10 qershor 2020, u shkarkua nga detyra kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, pjesë e trupit gjykues për çështjen ‘Dajti’. Edhe Vjerdha ka votuar pjesërisht kundër vendimit për të shpëtuar Dritan Dajtin nga burgu i përjetshëm. Sipas dosjes së Vetingut, Fuat Vjerdha ka marrë pjesë në lehtësimin e akuzës ndaj vrasësit famëkeq Sokol Mjacajt, i dënuar me 10 vjet burg nga shkalla e parë për bashkëpunim në vrasjen e një 13 vjeçari në vitin 2010. Apeli ku ishte edhe Vjerdha ia uli dënimin në 4 vite. Sokol Mjacaj, pasi fitoi lirinë, vrau dy turistët çekë për t’i grabitur. Komisioni gjeti problematika edhe sa i takon dy apartamenteve, një garazh dhe një dyqani, pasuri të cilat gjyqtari i ka trashëguar nga nëna.
Në 15 qershor 2020, u shkarkua nga detyra Petrit Aliaj, i cili ka votuar pro heqjes së dënimit të burgimit të përjetshëm, Dritan Dajtit. Nga hetimet, përpos të tjerave, KPK ka zbuluar edhe një pallat në emrin e babait të gjyqtarit. Komisioni ka arritur në konkluzionin se babai i gjyqtarit Petrit Aliaj nuk e justifikonte pallatin me burime të ligjshme të ardhurash. Komisioni i Vetingut prezantoi si problematike pasuri të tjera të gjyqtarit Aliaj si një truall në Delvinë, mos justifikim të shumës rreth 70 mijë euro për ndërtimin e një ndërtese tre kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, probleme me pasurinë e bashkëshortes dhe mosjustifikim të shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve.
Petrit Aliaj është shkarkuar edhe në vitin 2004 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por Gjykata e Lartë e riktheu në detyrë dy vjet më vonë. Në vitin 2005 ai është paguar me 47 mijë dollarë nga vëllezërit Balili, si konsulent ligjor i tyre. Por, Komisioni i Vetingut nuk ia ka konsideruar të ligjshme këto para. Në vitin 2015, ILDKPKI e kallëzoi gjyqtarin Aliaj për fshehje pasurie, por nuk i hyri ‘gjemb në këmbë’, ndërsa edhe KLD-ja refuzoi ta shkarkonte.
Nuk e di se nga kush drejtohet vetingu!??? Por trupi gjykuse qe shkarkoj gjyqtare e Apelit Shkoder Lindita Hoxha ti vije turp nga vetja, qe kane dhene ate palo vendim, totalisht te pa drejte per gjyqtaren, me kurajoze, me te drejte, me te pa korruptuaren ne sistemi e drejtesise Shqiptate. Qe nuk u be asnje here pale me krimin.
PërgjigjuDritan Dajti nje kufome vrasese ta harroje lirimin nga burgu. Gjykata e larte do e shfuqizoje nder te paret vendime kete maskarallek te financuar nga Ben Qimja e Fierit. I ka bere gabim llogarite diabetiku Dajti sepse ne burg do ngordhe si qen plehrash. Mbas kesaj vjen rregjimi 41 bis dhe banda e tij sebashku me kunatin Erges do vijne verdalle si qen te helmuar derisa ge ngordhin. Eshte shkruar fati i ketij krimineli e zeza mbi te bardhe. Ceshtje muajsh.
Përgjigjudrejtesia qe kishte ndertuar Salehu... edhe tani bertasin sepse ka korrupsjon
PërgjigjuKeiminelet na qenkan gjygjtaret me gjith kto pasuri
PërgjigjuPo gjyqtaren anita Mici qe liroi lul berishen pse e kaloi vetingu? Ca te nenes ca te njerkes
PërgjigjuAta meritojne burgun te gjithe!
PërgjigjuJane burgjet plot se te ndershmit numerohen me gishta