Pallati i Brigadave si Butrinti?! Hyn në fuqi Plani i Menaxhimit, ministrja: Nuk përjashtohet bashkëpunimi me privatin

30 Qershor 2022, 14:19| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 14:38

  • Share

Me nënshkrimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, vendimi për Miratimin e Planit të Menaxhimit të Integruar të Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave është botuar në Fletoren Zyrtare.

“Kemi hartuar një plan menaxhimi që shtron një kornizë të qartë të linjave guidë të mënyrave se si mund të zhvillohet Pallati, por mbi të gjitha se si mund të ruhet por edhe se si mund të kthejmë elementë të trashëgimisë kulturore , një element historik në një moment  të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të zonës por edhe të komunitetit përreth”, tha Margariti.

Objekti 80-vjeçar, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, është përdorur deri më sot për ceremoni shtetërore apo publike, si dhe për të pritur vizita zyrtare. Ndërkohë që hapja pritet të jetë edhe përsa i përket ambienteve aktualisht të paaksesueshme duke lejuar edhe veprimtari të natyrës artistike.

“E kemi bërë këtë pasi është detyrim i Ministrisë sidomos për ansamblet qëndrat historike për të pasur një plan të tillë. Pallati duhet të jetë një muze i vetvetes. Kemi sugjeruar që një pjesë e pallatit të vihet në dispozicion edhe për ekspozita artistike. Kemi sugjeruar gjithashtu që mund të kthehet edhe në fazën e restaurimit të tij në një farë rezidence nuk po themi artistësh por profesionistësh, të cilët edhe mund të qëndrojnë në pallat”, vijoi ajo.

Njësoj si në rastin e Butrintit, edhe për Pallatin e Brigadave, pronësia i mbetet shtetit, ndërsa Ministria e Kulturës mban peshën e zbatimit të programit. Margariti sqaron për “Report tv” se cilat do të jenë palët që do kujdesen për menaxhimin. Në një kohë që në plan flitet për modele të Siteve Botërore, ku administrimi, ndahet edhe me privatë e organizata jofitimprurëse.

“Trashëgimia kulturore ka disa formula për tu rijetësuar dhe në planet që kemi parashtruar kemi identifikuar një prej tyre. Rijetësimi është menaxhimi i përbashkët i disa institucioneve shtet në këtë rast mund të jetë ministria e Kulturës, ministria e Financave , drejtoria e shërbimeve qeveritare”, vijoi ministrja.

Do të hyjë në lojë privati?

Ministrja: Patjetër që ka hapësirë për një privat, por kjo është pjesë e kërkesave nëse do të vijnë!

Plani është hartuar nga Universiteti Politeknik e emra si arkitektët Pirro Thomo, Armand Vokshi e të tjerë.

\

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 30/06/2022 16:47

    Propozimet qe shteohen per PPP kane ideator po Agmetajn ,qe Rana i beaon shume per areste se nuk eshre ekonomist por qefli leku .Ky do ta heqi Ramen nga pushteti .Ketu do hemi qe nuk la pron publike pa ja dhene privatit .Fundi doli Pallati i brigadave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?