Pallati i pa kolauduar lë jashtë 120 familje, banorët protestë përpara Bashkisë së Tiranës, shkak sherri mes ndërtuesit dhe investitorit

31 Tetor 2022, 09:34| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 19:53

  • Share

Konflikti i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construksion” dhe Sino Llanaj ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish "Parkut të Autobusave", madje kanë kryer pagesat.

“Me qira te ‘Casa Italia’, kam dhe djalin tetraplegjik, më thotë kur do vemi të shtëpitë reja babi. Vemi apo nuk vemi dot, helm i bëfshin ato para”, shprehet një familjar.

Në kushtet kur kanë kryer shlyerjen e pagesave, një pjesë edhe me kredi, banorët kanë dalë në protestë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar zgjidhje pasi pallati ka përfunduar dhe marrëveshja ligjore e kontratat nuk janë respektuar.

“Unë kam marr një hyrje të vogël, sa për të futur djalin që e kam pa qejf, që një njeri si punë e djalit  tim ta vijnë ta shikojnë, që nuk lëviz do as dorë as  këmbë, është  e tmerrshme. Unë si nënë , më fatkeqe  që paskam qenë, që dhe shtëpitë që i bleva me lekët të rehatoj djalin e sëmurëm, nuk po vete dot ta çojë. Si ka mundësi, nuk i dua shteti asnjë gjë përveç se të çoj djalin tim te shtëpitë e mia”, u shpreh një tjetër familjare në protestë.

Sipas kontratës banorët thonë se në apartamentet e reja duhej të futeshin që në vitin 2019, por ende vazhdojnë të jetojnë në shtëpi me qira, të cilën e paguajnë me paratë e tyre.

“Kemi bërë të gjitha pagesat sipas kontratës”, u shpreh një protestuese.

Mes banorëve të protestës gjendet dhe kjo zonjë e cila ka blerë 3 hyrje në këtë pallat.

“3 hyrje për 3 çunat. Këto janë në Itali, ne jemi në qira. Bashkia duhet të reagojë ,pavarësisht se ato janë privatë, Bashkia e ka dhënë lejen. ”, tha një tjetër protestuese.

120 familje kanë mbetur pa shtëpi me pretendimin se pallati ende nuk është kolauduar, ndërsa 300 banorët e gjysmës tjetër të kompleksit të përfunduar janë futur në shtëpitë e tyre.

Ora 10:08
120 familje të pastrehë protesojnë sot para bashkisë së Tiranës, kush është biznesmeni që përfundoi i plagosur pas sherrit me ortakun

Personi që shihni në foto është Sino Llanaj, biznesmeni i cili u plagos më 13 janarin e 2021 dhe është në proces gjyqësor me Albert Allmuçën.

Pikërisht ky proces ka ndërprerë për një kohë të gjatë punimet në pallatin e rrugës Ndre Mjeda duke bërë që 120 familje të jenë pa shtëpi dhe të banojnë me qira ndërkohë që në gjysmën e pallatit të përfunduar banojnë 30 familje. Sot, banorët janë ngritur në protestë para bashkisë së Tiranës. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xen gërdeci: 01/11/2022 12:49

    Këta investitorë dhe ndërtues që tallen me lekët e shqiptarve më keq se Sudja dhe Alimuçaj e kompani,absolutisht pa as një diskutim ju duhet sekuestruar ndertimi ,si dhe çdo aset tjetër në pronësi të tyre dhe mandej bashkia të kryej gjithë procedurat e metëjshme dhe ata që kanë paguar të futen në shtëpitë e tyre , as më shumë dhe as më pak këta investitorë dhe ndërtues janë sude dhe Vebi që na i bëri peshqesh Filio Sërbi Sali për të zhbërë atë që quhet Shqipëri sipas porosisë së vjerrës së tij Milica Sërbi .

    Përgjigju
  • Durres: 31/10/2022 11:03

    Gjithandej ka pallate te pa kolauduara por te banuara nga familjet, Duhet nje VKM ta rregulloje nje here me mire kete gje se po merohen me mijera familje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?