Kronikë

Pallati i Sportit në Korçë 'bërtet' për rikonstruksion, drejtoresha klubit 'Skëndërbeu': Situata drejt më së keqes

4 Korrik 2021, 16:22| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 16:50

  • Share

I ndërtuar në vitin 1975, Pallati i Sportit 'Tamara Nikolla' në qytetin e Korçës, po shkon drejt degradimit.

Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash, qartazi shihet se kjo ndërtesë nuk e ka njohur dorën e investimeve, duke çuar kështu drejt rrënimit këtë arenë triumfesh.

Drejtoresha e klubit shumë sportësh 'Skëndërbeu', Tatiana Marash, tregon dëmtimet madhore që ka pësuar Pallati i Sportit ndër vite, duke filluar nga çatia, deri tek rrjeti elektrik tejet i amortizuar.

“Situata po vjen drejt më të keqes. Nuk mbajmë dot parketit në kushtet minimale për të luajtur, pasi probleme të mëdha na ka sjellë çatia pasi është teje mase i dëmtuar. Ndriçimi është problem tjetër. Rrjeti është i amortizuar. Rregullime pjesore kemi bërë, por është i pa mundur të mbahet vetëm me investimet tonë”, tha Drejtoresha e klubit shumë sportesh, Tatiana Marash.

Kjo godinë ka nevojë emergjente për rikonstruksionin total, ndërsa sportistët që luajnë në të tilla kushte ajo i cilëson heronj të heshtur.

“Tani kemi një moment të dëshiruar. Bashkia u bë zemërgjerë dhe filloi të mendojë për pallatin e sportit. Koha e proceseve qenka e gjatë dhe strapacuese. Ka kohën e vet konfirmimi, ankesat. Të hënën do dalin subjektet që kanë fituar tenderin”, përfundoi ajo.

Të interesuar pranë Bashkisë Korçë, ky institucion bën me dije se Pallati i Sportit shumë shpejt do ti nënshtrohet rikonstruksionit total me nje fond prej 3 milion e 500 mijë lekësh.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korcari: 04/07/2021 17:57

    Kerkojani fondet Sotiraq Filit Ridvan Bodes dhe Ardian Takajt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?