Pallati në Tiranë do të shembet se prona do t'i kthehet pronarit, banorja: Më thanë urdhëro 5 mln lekë dhe dil! Po ku të fle unë?

23 Dhjetor 2022, 11:55| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 12:10

  • Share

 

Një pallat në zonën më të populluar të Tiranës, pranë shkollës Petro Nini Luarasi rrezikon shembjen pasi figuron si pronë shtetërore nga një Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013.

 Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre në media ku thonë se autoritetet i kanë kërkuar të largohen nga banesat pasi do i marrë pronari. Një banore u shpreh se më herët një person i cili ishte prezantuar si pronar i pallatit i kishte thënë se do i jepte një shifër prej 5 mln lekësh në këmbim që të lironte shtëpinë e saj. E moshuara u shpreh se jetojnë në atë godinë që prej vitit 1980 dhe se aktualisht u është komunikuar se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.

‘Prej 3 javësh na kanë thënë që duhet të dilni nga shtëpitë. Kam që në 80 që jetoj këtu,. Kam një autorizim shteti. E kam çuar edhe në gjyq. Më kanë thënë që do shembet dhe do e marrë pronari thonë. Se kush është ne nuk e dimë. Pronarët nuk kanë ardhur asnjëherë të flasë me ne. Le ta marrë pronari po më jepni një shtëpi se unë nuk kam ku të rri. Ku të shkoj unë me 20 mijë lekë pension.

Ka ardhur një person që pretendonte se ishte pronar dhe më tha na merr 5 mln lekë dhe dil jashtë.

Unë nuk bindem nuk dal nga shtëpia, unë do i djeg se nuk kam ku të shkoj.”- tha banorja.


Lajmi kryesor:

7 familje të një Pallati në Tiranë duhet të dalin nga banesat se prona do t'i kthehet pronarit, konfliktohen me policinë: Kemi 40 vite këtu, ku do të flemë sonte?


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?