Pallati parafabrikat në Kuçovë

Kronikë

Pallati parafrabrikat në Kuçovë rrezikon shembjen, banorët: Tarraca pikon, janë çarë muret e kolonat! Kryebashkiaku: Do të ngremë grup inspektimi për dëmet

28 Prill, 14:23| Përditesimi: 28 Prill, 14:26

  • Share

Pallati parafabrikat me numrin 2 në lagjen "Ferëm Partizani" në qytetin e Kuçovës rrezikon shembjen. Banorët tregojnë se kolonat kanë pësuar çarje, muret janë plasaritur dhe tavanet kanë lëvizur duke krijuar harqe.

15 familjet e këtij pallati 5-katësh ndihen të rrezikuar çdo ditë, për shkak të dëmtimeve serioze që ka pësuar ky pallat i ndërtuar 45 vite më parë.

"Jemi të rrezikuar, jetojmë me frikën se mos pallati bie dhe na zë brenda. Sikur të mos mjaftonte kjo,tarraca e pallatit është amortizuar dhe i gjithë uji i shiut hyn brenda në banesa", shprehen banorët.

Banorët pohojnë se janë ankuar shpeshherë në bashki por nuk kanë marrë përgjigje. Ndërsa kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari i kontaktuar nga Report Tv tha se nuk kishte dijeni për problematikën, megjithatë tashmë që e mësoi përmes medias, do të ngrejë një grup verifikimi për të parë qëndrueshmërinë e objektit.

Ai lë pak shpresë për banorët kur thotë se “nëse kontaktohen probleme nuk është e thjeshtë për tu zgjidhur në një kohë të shkurtër”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?