Kosova & Rajoni

Palmer dhe Roth: Të zhgënjyer që nuk u përcaktua data për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

1 Korrik 2021, 10:36| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 10:40

  • Share

Përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer gjatë fjalimit të tij në Forumin e Prespës theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të përcaktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu Palmer tha se BE duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes. Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

I të njëtit mendim ishte edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth, i cili theksoi se është  thelbësore që rajoni të integrohet në BE, kjo për të mirën e të dyja palëve.

“ Çështjet bilaterale ose mosmarrëveëshjet mes dy vendeve si ato mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë rrugën e integrimit evropian. Më vjen jashtëzakonisnt shumë keq që Këshilli I Ministrave për Evropën nuk arriti të haëpë negociatat për miqtë tanë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së një shteti të vetëm”, tha Roth nëpërmejt videokonferencës.

 


Lajmi kryesor:

‘'Forumi i Prespës’, Palmer - Roth: Të zhgënjyer që nuk u përcaktua data për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?