Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, mbetemi të angazhuar për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

1 Korrik 2020, 22:03| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 22:06

  • Share

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Matthew Palmer dhe i dërguari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak thanë sot se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar - normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, raportojnë mediat e Kosovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?