Nënkryetari i PD, Edi Paloka dhe kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

Paloka akuza Ramës: Jeton në luks, shtëpia në Surrel kushton mbi 400 milionë lekë

6 Janar 2019, 13:10| Përditesimi: 6 Janar 2019, 13:38

  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se kryeministri “përdor” bashkëshorten për të fshehur pasuritë e tij. Sipas Palokës, vetëm oxhaku i studios private ku jetonte kryeministri kushton 18 mijë euro, ndërsa krejt banesa 400 milionë lekë. Numri dy i PD tha se Rama zgjodhi që të bëjë mburojë gruan për koston e ndërtimit të vilës së shtrenjtë. Reagimi i Palokës vjen në një kohë kur vetë kryeministri Edi Rama ka sqaruar se oxhaku që duket në promon e një videoje nuk i përket banesës së tij, por atielies së një miku personal të tij, ku ushtron krijimtari artistike në kohën e lirë. 

Reagimi i Palokës:
Jo shumë larg në kohë, një dokument i brendshëm i OSBE-së, e rendiste Edi Ramën, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si një nga politikanët më të pasur në Europë me një pasuri të fshehur 200 milionë euro. Damka e një njeriu që jeton në luks iu rikthye ditët e fundit me oxhakun 18 mijë euro që ngrohte studion e punëve të tij private dhe me shtëpinë superluksoze në Surrel. Njësoj si njerëzit e tij në hall për të fshehur pasurinë, edhe Edi Rama përdori si mburojë gruan, që në këto raste qëllon edhe kursimtare, edhe nikoqire.

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja, dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Çfarë kuptuam nga kllouni që kemi për Kryeministër është se gruaja e Edi Ramës qenka më punëtore dhe më kursimtare se mami i Erion Veliajt.

Komento

Komente

  • Irma: 07/01/2019 00:31

    Palo burre o Paloka.

    Përgjigju
  • Fredi: 06/01/2019 22:02

    U ngjall palo*ja? Ku ishte gjith këto kohē? Ku i gjen lekët për të jetuar? Nga i gjen ky rrogat pa prodhuar asgjë?

    Përgjigju
  • Qazim Qatipi: 06/01/2019 17:24

    Ky vetëm të shpif dhe të përhapi shpifjet di të bëjë

    Përgjigju
  • kumarxhiu: 06/01/2019 14:20

    E mo z Paloka , edhe ti do kishe nje vile te tille, se para ke bere edhe ti , po fajin prape Rama e ka , se u kujtua vone te mbyllte KUMARIN !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?