Edi Paloka

Paloka: Xhafaj po shkatërron provat ndaj të vëllait

16 Maj 2018, 09:30| Përditesimi: 16 Maj 2018, 09:39

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, ka komentuar me ironi zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Xhafa”.

Sipas Palokës, “kapot e kapur”, kanë angazhuar njerëz që të akuzojnë PD-në për përgjimin e nxjerrë, që sipas partisë opozitare implikon vëllain e Xhafës në trafikun e drogës.

Sipas deputetit demokrat, në këtë pikë rrezikojnë të përfundojnë në bankën e të akuzuarve përfaqësuesit e PD që sipas tij nxorrën faktet dhe jo vëllai i Xhafës, që sipas PD-së është i dënuar në Itali, ku duhet të shkojë për të vuajtur dënimin.

Narkoshteti i kapur ne flagrance. Padrone te zhgjyer dhe sherbetor te neveritshem.

Kapot e kapur , vete kane mbyllur gojen dhe jane fshehur por kane leshuar larot, sherbetoret e mirepaguar dhe keqperdorur.

E cilat jane “ceshtjet madhore” qe ngrene sherbetoret ?

Si e gjeti opozita pergjimin? A quhet prove pergjimi? Pse PD e nxorri tani pergjimin ?

Pati dhe nga ata te neveritshmit fare qe deklaruan se duhen denuar ata qe kane bere pergjimin...

Pra per keta, fakti qe vellai i ministrit te brendshem eshte i denuar me vendim te formes se prere per trafik droge , nuk perben asnje problem. Qe ky vellai nuk ka bere asnje dite nga denimi sepse e mbron vellai i tij minister edhe duke fallsifikuar ligjet, prape nuk eshte problem. Madje edhe qe vellai nen mbrojtjen e ministrit te brendshem vazhdon trafikun e droges, sot si kapo ne Vlore, nuk eshte problem.

Problemi eshte se si e gjeti PD pergjimin...

Nderkaq Fatmir Xhafaj vazhdon te qendroj minister dhe ka angazhuar gjithe strukturen per te shkatrruar provat dhe fshire sa te mundet nga faktet qe e implikojne direkt.

Policia e Xhafajt. Prokuroria e Rames .

Mbetet qe ne banken e te akuzuarve mos ulet Xhafaj , as i vellai trafikant por deputetet e opozites qe denoncuan faktet...

Edi Paloka

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?