Paluze e pjekur në furrë me arra nga zonja Albana

20 Nëntor, 11:28| Përditesimi: 20 Nëntor, 11:30

  • Share

Paluze e pjekur në furrë me arra

Përbërësit:

  • 200 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • 500 ml qumësht
  • 250 gr niseshte
  • 3 lugë supe gjalpë
  • 150 gr arra të grira
  • 1 pako vanilje
  • 1 e verdhë veze
  • Pak sheqer pluhur

Përgatitja:

Në fillim skuqim gjysmën e masës së sheqerit e më vonë hedhim gjysmën tjetër, më qëllim që të mos marrë ngjyrë shumë të errët. Hedhim ujin dhe 2 lugë gjalpë, e përziejmë derisa të tretet sheqeri. Shtojmë qumështin, në të cilin kemi tretur niseshtenë dhe vaniljen, duke e përzier vazhdimisht me një tel ëmbëlsirash. Kur e shohim që masa është ajkosur e trashur, e heqim nga zjarri dhe i shtojmë arrat e grira. E përziejmë mirë, që arrat të shpërndahen njësoj në të gjithë masën. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtrojmë masën e paluzes, të cilën e lyejmë me një të verdhë veze, të përzier me një lugë qumësht. I hedhim përsipër edhe pak gjalpë. E pjekim në furrë të nxehur, në 200 gradë për 25 minuta. E lëmë të ftohet, më pas e presim dhe e pudrosim me pak sheqer pluhur.  

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?