Paluze me sheqer të djegur
Përbërësit:
- 5 lgj sheqer
- 5 lgj niseshte
- 2 gota ujë afërsisht (400 ml)
- 1 lgj gjalpë
Përgatitja:
Djegim sheqer në një tigan dhe pasi të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë shtojmë pak ujë që të tretet sheqeri. Niseshten e hollojmë me ujë dhe e përziejmë me masën e sheqerit. E lëmë të trashet dhe të largohet era e niseshtes. Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë.
Komento