Politikë

‘Pamja e Partizanit do shndërrohet 100%...’, Rama ironizon sërish Berishën me videon e një bufi: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxorri nga këneta ama

29 Prill, 11:14| Përditesimi: 29 Prill, 11:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi në rrjete sociale. Në video dëgjohet një pjesë e fjalës së Berishës, i cili flet për familjen e kryeministrit, ndërsa shkruan me ironi se edhe pse flet përçart, 6 milionë dollarë për të lobuar në SHBA i nxorri nga këneta. 

“Xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vunoi dhe ai ka qenë xhins i varfër. Sipas dokumenteve stërgjyshi i tij Thomai ka patur si gjë të gjallë tre katër dhi dhe një apo dy derra.”, dëgjohet në video Berisha. 

Më pas, Rama publikon edhe një deklaratë të bërë në Prill 2001, ku thuhej se si do të transformohej klubi Partizani. Këtë deklaratë e ironizon me disa pamje ku janë ndërtuar pallate, të shoqëruar edhe me një buf dhe me ‘hijen’ e Jamarbër Malltezit, i akuzuar së bashku me Berishën për këtë aferë korruptive. 

“Që të gjitha këto punime që do të ndërrojnë pamjen  100% klubit të Partizanit, parashikohet që sipas drejtuesve të përfundojnë në shtator, muaj ky që përkon edhe me fillimin e sezonit të ri sportiv.”, thuhet në deklaratë, ndjekur më pas edhe me akuzën e një qytetari që mban fanellën e Partizanit. 

“Ky shtet barbar prishi këtë logon. PD e prishi dhe shkatërroi”, dëgjohet të thotë qytetari në video.

Krahas videos, Rama ka shkruar: “Hë hë hë… përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta ama..”

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?