Pamje apokaliptike nga Florida, rritet numri i viktimave nga uragani i fuqishëm Ian! 2.2 mln qytetarë vijojnë të jenë pa energji elektrike

30 Shtator 2022, 09:34| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 09:52

  • Share

FLORIDA- Pamjet e mediave të huaja kanë treguar gjendjen apokaliptike nga Uragani Ian në Florida ku të paktën 10 persona ka humbur jetën. Sidoqoftë, zyrtarët frikësohen se numri real i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani – që tani është në kategorinë e parë – mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”. Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida.

Vërshimet janë aq të rënda, saqë disa banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.

Garda Kombëtare është duke shkuar derë më derë për të shpëtuar personat e bllokuar. Guvernatori shtetëror, Ron DeSantis, ka thënë të enjten në mbrëmje se dëmet në disa rajone janë “gati të papërshkrueshme”.

Uragani Ian ka goditur fillimisht Kubën duke e lënë gjithë shtetin pa rrymë ditën e martë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?