Peshqit e ngordhur

Pamje dramatike nga Greqia, porti turistik mbushet me miliona peshq të ngordhur

29 Gusht, 14:20| Përditesimi: 29 Gusht, 14:44

  • Share

Mijëra peshq të ngordhur mbuluan sipërfaqen e detit në Volos të Greqisë. Në pamjet e publikuara në mediat greke mund të shihet se si mijëra peshq kanë mbuluar bregun e detit.

Ekspertët duke folur për mediat greke pohuan se peshqit e ngordhur ishin peshq të ujërave të ëmbla.

Peshku i ngordhur në grykëderdhjen e lumit Xiria në Volos

Sipas tyre, ngordhjet masive të peshqve që po ndodhin në rajon për rreth një javë ishin për shkak të pamundësisë së peshqve të ujërave të ëmbla të arrinin në det përmes lumenjve në rajon dhe nuk kanë janë përshtatur me ujin e kripur të detit.

Ekspertët vlerësojnë se do të duhen të paktën shtatë ditë punë të vazhdueshme, në mënyrë që imazhet tragjike që u panë në Volos, t'i mbesin të shkuarës.

Vazhdon me ritme intensive grumbullimi i peshqve të ngordhur në zona të ndryshme të Magnezisë

Shtatë anije të mëdha peshkimi mëngjesin e së mërkurës (28/08) nisën mbledhjen e peshqve të ngordhur nga zona detare e Volos, pas një marrëveshjeje mes peshkatarëve dhe Rajonit të Thesalisë.

Me lopata dhe buldozerë filloi operacioni i pastrimit të peshqve të ngordhur

Në ditën e parë të operacionit të koordinuar janë grumbulluar gjithsej 57 tonë peshq të ngordhur, të cilët janë dërguar për djegie në një kompani në Larisa.

Peshqit e ngordhur janë kudo dhe janë përhapur në të gjithë gjirin. Anijet e peshkimit janë në lëvizje të vazhdueshme për të mbledhur sasitë e mëdha deri në mesin e javës së ardhshme.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?