Dosje

Pamje e rrallë 34 vite më parë e disa prej udhëheqësve të Lëvizjes Studentore '90 (VIDEO)

14 Dhjetor 2024, 15:37| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 15:44

  • Share

Një video e rrallë e publikuar së fundmi sjell një udhëtim të veçantë në kohë, duke treguar fytyrat dhe momentet historike të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Pamjet kapin disa nga protagonistët kryesorë të kësaj lëvizjeje që shënoi kthesën drejt demokracisë në Shqipëri.

Në video, mund të dallohen figura të njohura si profesori dhe gazetari Arben Muka, ish-kryeministri Sali Berisha, politikani i ndjerë Gramoz Pashko, aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, si dhe personalitete të tjera si Musa Ulqini, Remzi Lani, Preç Zogaj dhe Besnik Mustafaj. Pamjet e përfshijnë ata në momente diskutimesh intensive, të kapur mes vendosmërisë për ndryshim dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.

Lëvizja nisi natën e 8 dhjetorit 1990, kur rreth 300 studentë marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës. Me kalimin e orëve, turma u rrit, duke arritur deri në 1000 pjesëmarrës. Më 9 dhjetor, studentët paraqitën kërkesat e tyre ndaj presidentit të kohës, Ramiz Alisë, duke kërkuar pluralizëm politik, liri të fjalës dhe reforma demokratike. Këto protesta kulmuan më 11 dhjetor, kur pluralizmi politik u shpall zyrtarisht, duke hapur rrugën për themelimin e Partisë Demokratike.

Megjithatë mes tyre i vetmi që ka mbetur ende ne PD është kryetari i kësaj partie Sali Berisha.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2024 04:20

    Vizionet e se ardhmes u harruan,mbeten si kujtim vetem pardesyte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?