Makina që kushtojnë më shumë se 150 mijë euro kanë përfunduar këtu në Lundër.
Janë mjete luksi të vjedhura jashtë dhe shitur në vendin tonë. Ata do të qëndrojnë të bllokuara nga policia deri në fund të hetimeve. Burime të policisë i thanë Report Tv se ka raste kur mjeti i kthehet pronarit të ri nëse i ka kryer të gjitha pagesat sipas ligjit. Kurse pronarët jashtë vendit, nëse nuk provohet bashkëpunimi në vjedhje, kompesohen nga kompanitë e sigurimeve.
Kjo makinë luksi e sekuestruar, Audi Q7, që kushton 50 mijë euro, u shit në Shqipëri me gjysmën e çmimit, për vetëm 25 mijë. Pronarët e rinj nuk e dinin se makina ishte vjedhur në Gjermani. Shitësi, një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, u vu në vëzhgim nga policia shqiptare pas sinjalizimeve nga autoritetet gjermane, është shpallur në kërkim për trafikimin e makinave të vjedhura. Pronarët u hetuan dhe u lanë të lirë pasi nuk u gjetën prova për përfshirjen e tyre. Operacioni policor “Lux 2022” arriti të sekuestrojë edhe tre automjete të tjera të shtrenjta, të të njëjtit grup.
Por si funksionon skema? Si futen automjetet e vjedhura në Shqipëri, dhe si shiten?
Makinat e luksit që vidhen jashtë territorit të vendit dhe sillen brenda tij me qëllim shitjen, kalojnë në doganë si makina të marra me qira. Më pas ato targohen ligjërisht. Hetuesit tregojnë se në këto raste përdoren dokumentacione false për aktin e shit-blerjes jashtë vendit dhe të zhdoganimit.
Me vendosjen e targës, mjeti shitet tek një tjetër person, me qëllim për të humbur gjurmët e origjinës ku është vjedhur.
Ky Audi Cabriolet sipas policisë është vjedhur në Gjermani. U fut brenda territorit duke i ndryshuar numrin e shasisë. Ka mjaftuar vetëm gërvishtja e një karakteri në shasi për të bërë të mundur ndryshimin.
Kurse ky VolksWagen është sjell nga Kosova. Për ta kaluar në Pikën Kufitare të Morinit u përdorën targat e një tjetër makine të njëjtë që u mor me qira në Tiranë. Të dy mjetet u sekuestruan deri kur të përfundojnë hetimet.
Edhe pse akoma nuk ka prova zyrtare, për këto raste po hetohen edhe punonjës ku bëhet regjistrimi i targave.
Sdo shteti ti kapë vetë ska mundësi, janë në bashkëpunim me njëri tjetrin se po të donë ska shanse.Si ka mundësi bëheshin mbi 400 kontrolle Fiziku dhe skishte asnjë makinë aty po vetëm me tel bëheshin dhe tani më keq akoma hajde verifikojeni vetë janë ca ixh jashtë që rrinë psh Sandëri ,Aldo etj etj ske fare nevojë për makinë mo jepi 50 dhe shikoje si të bëhet fiziku direkt tek Soni drejtori fizikut Tiranës quhet ndryshe dhe targat tek Ixh Tani 1 dhe po Tani 2 për 5 min pa rradhë pa gjë.Mos ju duket e habitshme pastaj kur dalin këto lloje mjetesh.. Verifikoni dhe do më kujtoni për këto që shkruajta.Rilindja jonë e dashur me në krye Mengrën dhe Gonxhja hajduti Bashkisë Tiranës që e njohin të gjithë ska nevojë të jap për ta.
PërgjigjuTargat patjeter në kashar fizikun pa e sjellë fare vetëm 20 kafe inxhinjerave edhe me qenë me timon anglez i bëjnë mjafton të kesh një makinë të njëjtë si kjo që po bën ka seksera që i bëjnë direkt Rambo Inxh Soni shef madhe me sy Arbëri hahaa sidomos Juli ai vetëm lekët ska gjë fotot më vonë. Rilindja bravo çuna
Përgjigju