Pamje fantastike 10 km larg Korçës, në pyllin me sorkadhe e jo vetëm

23 Janar, 14:06| Përditesimi: 23 Janar, 15:18

  • Share

Korçë- Quhet pylli i fazanëve. Eshtë një nga destinacionet më të veçanta në qarkun e Korçës.

Dëbora e cila ka mbuluar gjithë sipërfaqen e këtij pylli i ka shtuar bukurinë dhe sigurisht vizitorët e shumtë që pëlqejnë natyrën por edhe për të parë nga afër jo vetëm fazanët nga i cili ka marrë emrin dhe pylli por dhe sorkadhet, lepujt e egër etj.

Pylli i fazanëve i ndodhur vetëm 10 km larg qytetit të Korçës është një nga atraksionet më interesante në juglindje të vendit. Me një peizazh fantastik në një sipërfaqe prej 50 ha ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?