Pamje madhështore! Mbi 2.5 mln besimtarë në Haxhin e Mekës, pelegrinazhi mbledh edhe qindra shqiptarë, kostoja 6 mijë $

28 Qershor 2023, 17:57| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 21:44

  • Share

Çdo besimtar mysliman, duhet ta bëjë haxhin një herë në jetë. është kjo porosia që përcjellë libri i shenjtë i Kuranit, e bën që çdo vit, miliona besimntarë të bëhen pjesë e pelegrinazhit më të madh në botë. Vetëm këtë vit, besohet se pjesë e Haxhit janë mbi 2.5 milionë njerëz.

Pamjet që vijnë pre pelegrinazhit janë madhështore. Turmat e muslimanëve të veshur me rroba të bardha rrethojnë Qabenë, strukturën kube në epiqendrën e vendit më të shenjtë të Islamit. Lutjet e tyre kumbojnë.

Pelegrinazhi vjetor nisi të dielën në Mekë të Arabisë Saudite me tavaf, rrethimin e Qabes, në një ngjarje që po thyen rekordet e pjesëmarrjes. Numri më i ulët i njerëzve u shënua në vitin e pandemisë, ku vetëm 10 mijë besimtarë u lejuan të merrnin pjesë.

"Unë po jetoj ditët më të bukura të jetës sime," i tha agjencisë së lajmeve AFP në vend, Abdelazim, një egjiptian 65-vjeçar që kurseu për 20 vjet për të paguar koston prej 6000 dollarësh që i nevojiteshin për të marrë pjesë. Haxhi i këtij viti është një sfidë, duke u zhvilluar në nxehtësinë gati 45 gradë Celsius, ndërsa data e pelegrinazhit varet nga kalendari hënor.

Autoritetet saudite thanë se më shumë se 32,000 punonjës shëndetësorë dhe mijëra ambulanca janë në gatishmëri për të trajtuar rastet e goditjes nga nxehtësia, dehidratimi dhe rraskapitja. Rituali islam është i detyrueshëm për çdo të rritur musliman të aftë që ka mundësi financiare për të marrë pjesë, duke formuar një nga pesë shtyllat e fesë.

Përvoja sfiduese fizike dhe emocionale ka për qëllim t'i pastrojë ndjekësit nga mëkati dhe t'i afrojë ata me Perëndinë.Këtë vit, Haxhi mbahet nga data 26 qershor deri më 1 korrik, pelegrinazh që kulmon me festën e Kurban Bajramit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe nga të gjithë muslimanët kërkohet që ta bëjnë Haxhin pesëditor të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht. Pasi qarkullojnë vendin më të shenjtë të Islamit, Qabenë, adhuruesit mblidhen në një kamp të madh tendash në Mina në shkretëtirën e afërt për një ditë e natë lutje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?