Sociale

Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve

23 Dhjetor 2024, 16:04| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 16:14

  • Share

Lindja e Krishtit na kujton historinë, sakrificën dhe shpresën, na kujton “Betlehemin e gjallë”, që Hajmeli e sjell në skenë me mjeshtri edhe pse të gjithë janë aktorë amatorë.

250 besimtarë katolikë, banorë të fshatrave Hajmel, Nënshat dhe Dheu i lehtë në bashkinë Vau i Dejës improvizuan lindjen e Krishtit ku secili aktron nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë– rrahjen e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, krijimin e kandilëve të dritës, mprehjen e shpatave, apo mjekimin e plagëve të të sëmurëve.

Nën kujdesin e Etërve Kapuçinë të Dioqezës së Sapës, ata ofruan për vizitorët pamje mahnitëse, ku spikasin veshja, traditat dhe loja e bukur aktoriale. I gjithë ky organizim sjellë një mesazh te madh paqeje dhe dashurie…

“Betlehemi i gjallë” në natën e parë u vizitua nga 2 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe shqiptarët e trevave në Kosovë e Mal të Zi.

“Betlehemi i gjallë” do të shfaqet sërish në datat 26 dhjetor dhe 2 janar 2025 në fshatin Hajmel të bashkisë Vau i Dejës.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilirjan: 24/12/2024 13:44

    Gezuar VELLEZER... ju lumte! Krenar per ju.

    Përgjigju
  • Loku: 24/12/2024 07:20

    Inshallah te hiqni dore nga traditat barbare giakmarrse

    Përgjigju
  • Ela: 24/12/2024 05:03

    Fantastike si ide dhe realizim!

    Përgjigju
  • Endriti: 23/12/2024 18:38

    Lavdi Në Jetë Të Jetëve, Jezu KRISHTIT Madhështor!

    Përgjigju
    • Amen!: 24/12/2024 11:37

      Jezus Krishti Emanuel, Zoti me ne!

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?