Pamje mahnitëse! Kuajt e egër vrapojnë të lirë në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

4 Qershor 2023, 08:53| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 08:57

  • Share

KUKËS- Pamje mahnitëse na vijnë nga Shishtaveci i Kukësit. Kuaj të egër që vrapojnë të lirë, aty ku dora e njeriut ende nuk e ka prekur natyrën e virgjër që të ofron Shtegu i Ngjyrave. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë videot në Facebook e kuajve. 

“Mirëmëngjesi dhe me këtë ekstra energji nga Kukësi, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Kjo nuk është hera e parë, që në Shtegun e Ngjyrave në Kukës filmohen momente të veçanta si ky. Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh qindra të apasionuar pas natyrës.

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës së Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh Alpin pranë kufirit Shqipëri-Kosovë-Maqedoni. Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira pa mat në një fushë më ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar më këto pllaja malore të mrekullueshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 04/06/2023 13:42

    Si kta kuajte ka shku edhe populli, pa zote shpije ne rrug te malle

    Përgjigju
  • Njoni: 04/06/2023 12:49

    Uaaa mrekulli

    Përgjigju
  • Ne tiron: 04/06/2023 11:39

    …. që ndodhen në këtë livadh Alpin pranë kufirit Shqipëri-Kosovë-Maqedoni! Por qe ne fakt nuk eshte kufiri i shqiperise me veten e veten! Ti zbythim “no lands men” ne lindje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?