Pamje mahnitëse vijnë nga Antarktida, teksa kamera e Bertie Gregory nga National Geographic ka filmuar pinguinët e vegjël që zhyten nga 15 metra lartësi në ujërat e ftohta të oqeanit.
Ashtu si një grup adoleshentësh që grumbullohen majë një shkëmbi, duke pritur të shikojnë kush do të jetë aq i guximshëm sa të zhytet në ujë, qindra pinguinë mblidhen në majë të një shkëmbi akulli në Antarktidë për të fluturuar nga rreth 15 metra lartësi.
Uria i shtyn këta pinguinë të shkojnë buzë shkëmbit dhe të zhyten në ujë. Pas disa sekondash ata dalin në sipërfaqe teksa kërkojnë ushqim për të mbushur barkun e uritur, peshk i freskët, apo kallamar. Gradualisht, pinguinët hidhen një e nga një për të përshkuar ujin.