Politikë

Pamje mahnitëse nga Ujëvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, Rama: Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës (VIDEO)

18 Qershor, 08:29| Përditesimi: 18 Qershor, 09:06

  • Share

Fushë-Arrëzi një qytet në veri të Shqipërisë, 23 kilometra larg Pukës është gjithashtu një vend që ofron atraksione të shumta turistike. Mes këtyre atrakasioneve është edhe Ujëvara e Kryeziut, e cila ndodhet në përroin e Oroshit që rrethohet prej shkëmbinjve magmatik.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga kjo ujëvarë ku thekon veçanërisht bukuritë e saj.

“Mirëmëngjes dhe nga Ujvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ujëvara e Kryeziut ka dy pragje me 3-4 metër lartësi secili dhe dy pellgje me thellësi mbi 1 metër. Për të gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë diçka ndryshe nga përditshmëria, kjo ujëvarë me ujërat e saj të kristaltë nuk duhet humbur për tu vizituar.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?