Pamje mbresëlënëse, fshati turistik i Razmës nën petkun e dëborës

23 Janar, 09:13| Përditesimi: 23 Janar, 12:38

  • Share

Pamje mbresëlënëse na vijnë nga Razma, e mbuluar nga velloja e bardhë e dëborës. Razma është një nga destinacionet më të preferuara gjatë stinës së dimrit.

Në këto pamje të ndara nga kryeministri Edi Rama shihen edhe turistë që shijojnë Razmën nën petkun e borës.

Rama fton vizitorët dhe të pasionuarit pas alpinizmit ta vizitojnë këtë destinacion.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të pyjeve të Razmës që bëhen edhe më magjike nën qilimin e dëborës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Rruga për në Razëm është mjaft panoramike, me fshatrat e vegjël që duken rrëzë maleve.  Në dy anët e saj në dimër shihen fushat e zëna nga bora. Gjatë ngjitjes në rrugën malore, nuk mund të humbisni pamjet spektakolare të natyrës dhe maleve.

Razma është një fshat i vogël, rrethuar me pyje të dendur ahu dhe pishe, që të lënë pa fjalë me madhështinë, ngjyrat dhe bukurinë e tyre. Razma është kthyer në një nga pikat turistike më të preferuara, ku shkojnë të gjithë e në çdo stinë, e jo vetëm nga qyteti i Shkodrës.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?