Sociale

PAMJE ME DRON/ Ndotje alarmante e lumit Fan nga shkarkimet e fabrikës së bakrit! Shteti të mos heshtë! Banorët: Ujisim tokat me këtë ujë acid

5 Korrik, 15:31| Përditesimi: 5 Korrik, 18:07

  • Share

FUSHË- ARRËZ - Kompania koncensionare e nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit “Ber Alb” në Fushë-Arrëz duket se po shkarkon mbetjet sterile të bakrit në lumin Fan, pa i filtruar, duke shkaktuar një ndotje alarmante.

Këto pamje të xhiruara me dron paraditen e së shtunës, nga Report TV, ofrojnë një panoramë tejet shqetësuese.

Uji i lumit dhe gurët kanë marrë ngjyrën e kromit. Shihet qartë se ndotja fillon nga vendepozitimi i sterileve të bakrit, aty ku gjendet diga.

Në pamje dallohet pika ku rrjedha që del nga diga e fabrikës, bashkohet me rrjedhën normale të lumit, uji i te cilit siç shihet, vjen i pastër nga burimi. Prej këtu, uji i ndotur përshkon disa fshatra të njesise administrative Gjegjan, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në ekonominë lokale dhe ekosistemin e zones. 

Lekë Curri, banor i Fushë-Arrëzit tha se dëmi më i madh është shkaktuar në parcelat bujqësore që vaditen me ujin e lumit. Ai kërkon nga institucionet shtetërore të pezullojnë aktivitetin e fabrikes, derisa ajo të vendosë fitra në vend-depozitim.

“Dëmi më i madh është parcelat që ujen me ujin e lumit. Duhet të dëmshpërblehen ata që janë dëmtu. Duhet të pezullohen punlime në fabrikë. Të merren masat për filtrimin e ujit. Shfrytëzuesi i fabrikës dhe shteti duhet të marrin masa. Duhet të ishte bë me paramentra që të mos ndodhë kjo ndotje, tani që ka ndodh shteti nuk duhet të heshtë”, tha Curri për mikfronin e Report TV.

Shëndeti jonë është i rrezikuar, thekson Marte Nikolli, banore e zonës, duke kerkuar nga institucionet ta ndalin këtë masakër.

“Jo vetëm prodhimet bujqësore por dhe shëndeti ynë është i rrezikuar. Duhet të merren masa që kjo të mos ndodhë më se ka disa vite që përsëritet”, u shpreh ajo.

Ndërsa Jetmir Qafa, e krahason ujin e lumit me acidin duke theksuar se ka shkatërruar bujqësinë dhe turizmin. Ai paralajmëron se së shpejti do të depozitojnë padi ndaj kompanisë minerare “Ber Alb”.

“Uji është bërë i papërdorshëm për bujqësine. Për turizëm as bëhet fjalë se uji ka kaluar çdo paramenter, se është kthyer në acid. Ne do bëjmë padi për kompaninë, sepse duam të jetojmë në këto vende që kemi trashëguar nga të parët tanë. Pra duam të eliminohet ndotja”, tha Qafa.

Ekspertët paralajmërojnë se bakri që derdhet në lumë përmban dhe përqindje të vogla ari, pasi konsiderohet polimetal. Por kostot e pastrimit të mjedisit dhe rivendosjes së ekosistemit janë shumëfish më të larta.

Burime nga IKMT-ja thanë se kjo problematikë u evidentua edhe para tre muajsh ku kompania turke “Ber Alb” u gjobit me 10 milionë lek. Duket se gjoba nuk ka dhene efekt. Lumi Fan sot vazhdon të rrjedhë i ndotur...

Ora 18:03
VIDEO-LAJM/ Pamje të tjera nga ndotja e lumit Fan prej mbetjeve të fabrikës së pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz

Këto janë pamje të tjera nga ndotja e ujërave në lumin Fan të Fushë-Arrëzit, si pasojë e mbetjeve nga pasurimi i bakrit në fabrikën “Ber Alb”, të shkarkuara nga kompania koncesionare.

Ndotja e shkaktuar është alarmante dhe lumi ka ndërruar ngjyrën nga mbetjet e rrezikshme dhe të dëmshme.

Edhe pamjet e xhiruara me dron paraditen e sotme nga Report TV, ofruan një panoramë tejet shqetësuese. Uji i lumit dhe gurët kanë marrë ngjyrën e kromit. Shihet qartë se ndotja fillon nga vendepozitimi i sterileve të bakrit, aty ku gjendet diga.

Banorët të shqetësuar flasin per dëmet e mëdha në bujqësi e blegtori. Ata kërkojnë që shteti të pezullojë punën e fabrikës dhe ta detyrojë të vendosë fitra pastrimi, pasi ky është episod i përsëritur.

R.D/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?