Sociale

‘Ne hyjmë aty ku rrezikojmë të mos dalim gjallë’! Minatorët e Bulqizës 3 ditë protestë ndaj kompanisë 'Albchrome': Nëse nuk zbatohet kontrata, grevë urie!

12 Mars, 16:27| Përditesimi: 12 Mars, 18:01

  • Share

Minatorët e kromit në Bulqizë prej tre ditësh kanë bojktouar punën në minierë në shenjë protestë ndaj kompanisë “Albchrome”, e cila sipas tyre nuk ka zbatuar kontratën e punës për rritjen e pagave e po ashtu nuk ka dhënë shtesën prej 4 përqind të inflacionit. Sipas tyre kompania do po tenton t’i detyrojë që të punojnë edhe të shtunave. Protesta zhvillohet brenda rrethimit, ndaj Report TV mundëson pamjet me dron. 

Minatorët shprehen se sindikatat nuk i përfaqësojnë dhe as nuk i dëgjojnë ankesat e tyre pasi janë bërë palë me kompaninë.

“Ne futemi aty ku rrezikojmë të mos dalim më! Nuk lejojmë askënd të tallet me mundin tonë. Kërkojmë rritje page, kërkojmë kushte pune. Të shtunën dhe të dielën pushim, sicc e kemi pasur. Nëse nuk plotësohen do bllokojmë punën, do shkojmë deri në grevë urie”, thanë ata. Punëtorët kanë dorezuar kërkesat pranë kompanisë “Albchrome” dhe presin përgjigje. Nëse nuk realizohen thanë se do ta përshkallëzojnë protestën deri në grevë urie.

“Albchrome” zotëron që prej vitit 2013 koncesionin më të madh minierat të kromit në Shqipëri në zonën e Bulqizës, fabrikën e pasurimit në Burrel, si dhe fabrikën e ferro-kromit në Elbasan. “Albchrome” është në pronësi të kompanisë turke Yildirim International Mining Investments B.V.

Pak ditë më parë protesta të ngjashme u zhvilluan edhe nga metalurgët e uzinës së ferrokromit në Burrel, të cilët akuzuan kompaninë për shkelje të kontratës së punës.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?