Për të shkuar në Manastirin e Spilesë, duhet rreth një orë nga Gjirokastra. Pjesa më e madhe e rrugës është e shtruar me asfalt, ndërsa në daljen e fshatit Tranoshishtë e deri pranë manastirit nevojitet makinë e lartë 4x4. Nga këtu, rreth 10 minuta në këmbë dhe mberrin tek Manastiri tejet i veçantë, rrëzë malit të Lunxhërisë, që njihet me emrin e pagëzimit “Fjetja e Shën Mërisë”.
Ky monument kulture, i kategorisë së parë është i vetmi i këtij lloji në gjithë Luginën e Drinos. Madheshtia e tij vjen si asnjehere me pare permes pamjeve me dron te Report TV.
Prej pak kohësh ka nisur restaurimi i ketij monumenti, cilesuar si aset i çmuar të trashëgimisë sonë. Punimet pritet të pefundojne brenda muajit shtator.
Ardis Duka, specialist i monumenteve dhe njeheresh kreu i DRKK Gjirokastër shpjegon për Report TV pjeset perberese te monumentit. “Manastiri përbëhet nga naosi, i pikturuar në vitin 1634 nga Mihali, narteksi i pikturuar në vitin 1659 dhe një portik përpara hyrjes së narteksit në anën jugore.”
Sipas tij, naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë. Kompozimi planimetrik, zgjidhja konstruktive dhe formulimi i jashtëm arkitektonik ndryshojnë shumë pak nga kisha që ndodhet në fshat, duke na shtyrë të mendojmë se të dy kishat janë ndërtuar nga të njëjtët mjeshtra.”
Sakaq Duka, shpjegon se manastiri ndriçohet nga dritaret e tamburit dhe ato në muret veriore dhe jugore. Në anën perëndimore, naosi lidhet me narteksin, i cili mbulohet nga një qemer gjatësor në pjesën qendrore, mbi dy qemere tërthore në pjesët anësore. Hyrja nga jugu mbrohet nga një portik i hapur në tri anë me harkada, që formojnë një bërthamë katrore të mbuluar me kupolë.”
Pikturat e brendshme, të ruajtura nga shekulli XVII, së bashku me arkitekturën dhe vendndodhjen në rrëzë Mali i Lunxhërisë, e bëjnë Manastirin e Spilesë një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore.
Komente

Vija e demarkacionit midis demokracis e totalirizmit është mos pasqyrimi i mendimit ndryshe, qoftë dhe nga objekti i një shtypi.
Përgjigju