Agron Bejdolli u vu në pranga nga policia, pasi ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit 'Sundimi i ligjit'. Në bashkëpunim me Aleksandër Lahon (Rrumi i Shijakut) morën peng më 2 tetor 2022 dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.
Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e arrestit në burg më 2 maj të vitit të shkuar.
Lajmi kryesor:
Durrës/ Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut', Agron Bejdolli
G.K//ReportTv.al