Pamje nga bypassi i Vlorës, Rama: Pritet të hapet përfundimisht këtë sezon turistik, segment i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut (VIDEO)

12 Maj 2022, 08:20| Përditesimi: 12 Maj 2022, 08:55

  • Share

Bypassi i Vlorës pritet të hapet përfundimisht këtë sezon turistik. Vitin e kaluar, më 15 korrik bypass i Vlorës u hap në mënyrë provizore vetëm për sezonin turistik ndërsa këtë sezon do të përfundojnë punimet duke e bërë të aksesueshëm aksin dhe të gjithë qytetarët që kanë destinacion jugun do të kalojnë nga bypassi i ri duke nisur nga vera e këtij viti. Në pamjet e publikuara duket se si po vijon procesi i punimeve për të bërë të mundur lehtësimin e trafikut përgjatë sezonit veror kur ka fluks të automjeteve. 

"Mirëmëngjes dhe me Bypass-in e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë", tha Rama.

Bypassi i Vlorës, pritet që të lehtësoje ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik. Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekt është parashikuar ndërtimi i 5 urave, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.

Komento

Komente

  • Albana: 12/05/2022 10:44

    Investime ne infrastrukture jane te nevojshme pasi japin nje siguri tek qytetaret dhe krijojne lehtesira ne qarkullimin e automjeteve sidomos kjo zone qe ka impakt te larte turistik

    Përgjigju
  • Aldi: 12/05/2022 10:43

    Realisht nje lehtesim shume i madh per qarkullimin tani ne vere dhe me shtimin e qarkullimit pas perfundimit te aeroportit

    Përgjigju
  • Mirela: 12/05/2022 10:26

    Nje rruge me pamje fantastike dhe e domosdoshme tani qe po afron sezoni turistit dhe trafiku ne vlore rendohet

    Përgjigju
  • Dorian: 12/05/2022 10:09

    Çdo premtim qe keni dhene e keni mbajtur fjalen . Ky segment do sjelle shume dobi per shoferet pasi do e kene me te lehtesuar rrugetimin tani qe do zgjerohet rruga . Duke kaluar nga ky segment mund te shkojme ne shume qytete te tjera turistike .

    Përgjigju
  • Vera: 12/05/2022 10:01

    Po beni cdo dit mbrekullira ne vendin ton Z Kryeminister! Me kete bypass do na i lehtesoni shume trafikun dhe vendi do mari nje pamje te mbrekullueshme

    Përgjigju
  • alfred: 12/05/2022 10:01

    pervecse eshte nje projekt qe vertete duhet ,do te ofroj nje bukuri akoma me unike.keto jane pune qe vazhdojne te behen dhe fjala qe ka dhen z.kryeminister gjithmon eshte mbajt.e shohim kete me fakte dhe me pune konkrete

    Përgjigju
  • redi: 12/05/2022 09:57

    Nje nder punet me te bukura qe jane bere gjate qeverisjes tuaj.Shume projekte ke bere Edo per ate Vloren.Nje rruge teper e domosdoshme per qarkullimin kete sezon turistik

    Përgjigju
  • Pd: 12/05/2022 09:38

    Nga viti 2040 mbaron rruga se po ben nja 12 vjet qe ka filluar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?