Bota
Top 24

Pamje që po përlotin botën/ Pronarin ia shtypi treni, qeni besnik nuk pranon të largohet

7 Prill 2019, 21:15| Përditesimi: 7 Prill 2019, 21:20

  • Share

Disa pamje të trishta që po bëjnë xhiron e botës vijnë nga shteti i Nuevo Leon. Në fotot  e publikuar shihet një qen besnik i cili refuzon të largohet nga trupi i pajetë i pronarit që është shtypur nga treni. Viktima, i cili sipas raportimeve ishte 57-vjeçari, Victor Reyna Vazquez kishte qenë në gjendje të dehur duke pirë birrë tek shinat  në momentin që u godit nga treni. Stafi i emergjencës e gjeti qenin e viktimës pranë trupit të pajetë dhe thuhet madje që atyre ju desh ta largonin me forcë nga skena.

Sipas mediave vendase, qeni tentoi gjithashtu të kafshonte një nga oficerët e policisë dhe mjekët të cilët u përoqën ta largonin nga pronari. Aksidenti ndodhi në shinat e trenit të Montemorelos, në shtetin Nuevo Leon. Raportohet se viktima ishte një i alkoolizuar dhe miku i tij i vetëm prej vitesh kishte qenë qeni i tij.




 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?