Sociale

PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së

10 Janar, 17:58| Përditesimi: 10 Janar, 19:11

  • Share

Me gropa dhe pa kanalizime, rruga që lidh zonen turistike të Shëngjin me superstraden Lezhë-Milot ka degraduar. Segmenti me gjatësi 8 km ka pësuar dëmtime të shumta, ku në disa vende, gropat e hapura dhe prezence e ujit është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjteve.

Banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve thanë se "është kthyer në burim aksidentesh,pasi rruga është e ngushtë dhe për të shmangur gropat detyrohen të devijojnë korsinë. Raste të tilla janë të shpeshta,- theksojnë ata,- duke e konsideruar të papranueshme situatën e krijuar".

Rruga e Shëngjinit është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe përmes shkresave të vazhdueshme Prefektura e Lezhës, tha se ka kërkuar ndërhyrje të mënjehershme, por deri tani nuk është vepruar nga Autoriteti Rrugor.

Në këto kushte ky është prezantimi më i keq që i bëhet zones turistike të Shëngjinit e cila gjatë muajve të veres pret e përcjell mijera turistë vendas dhe të huaj.

R.D/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?