Fermerët e zonave të Frakullës dhe Kafarajt në Fier shprehin revoltën për situatën e vështirë ku gjenden, pasi shalqiri, kultura kryesore, ka mbetur pa shitur dhe po kalbet në ara.
Ata pohojnë jashtë kamerave se janë të braktisur nga shteti dhe përballen çdo vit me mungesën e shitjes në vend apo gjetjen e mundësive për eksportin e prodhimit.
Siç shihet në pamjet e xhiruara nga Report TV, një pjesë e mirë e shalqinjve ka mbetur pa u mbledhur në ara, pasi mungon kërkesa në treg dhe çmimet janë tepër të ulëta.
Fermerëve u ofrohet vetëm 8 lekë për kilogram në shitje me shumicë – një çmim që, sipas tyre, nuk mbulon as kostot bazë të prodhimit.
Në kushtet kur çmimi është tej i ulët nën kosto, shumë fermerë e kanë lënë pa mbledhur prodhimin.
Komente

Treg nuk ka se shiten 5 fishin e kostos.
Përgjigju