Sociale

Pamje/ S'ka treg, kalben dhjetëra ton me limonë e portokalle! Fermerët e Divjakës: Do t'i presim pemët

7 Shkurt, 16:54| Përditesimi: 7 Shkurt, 17:05

  • Share

Kultivuesit e agrumeve në bashkinë Divjakë ankohen pasi mungesa e tregut të shitjes po i falimenton. Sipërfaqe të tëra të kultivuara kryesisht me limonë por dhe portokalle e mandarina kanë mbetur në pemë. Sipas tyre mbi 50% e prodhimit nuk është vjelur edhe sasia e pakët e shitur të limonit janë shitur me 20- 25 lekë për kg.

“Kam tre dynym limona, të cilat do t’i shkul sepse nuk shiten. Kam 3 ton që nuk shiten. Jam 61 vjeç, fëmijët i kam jashtë, s’kam më para të investoj më këtu. Shteti duhet të marrë masa”, tha Ali Boçka, fermer.

Në këto kushte, kultivuesit e agrumeve po shikojnë alternativa të tjera duke zëvendësuar pemët e limonave por edhe agrumeve të tjera me ullinj dhe vreshta.

“Vetëm 5 kuintal kam shitur këtë sezon, me 25 lek për kg. Pjesa tjetër shikoje vetë se si kanë rënë në tokë. Unë do i pres dhe do mbjell ullinj”, tha Lam Shuli, fermer.

Sipas ecurisë së shitjeve të pakta, pa llogaritur çmimin nën kosto, tonelata të tëra me limona e agrume të tjera do të përfundojnë në kanale. Mbjellja e ullinjve dhe drufrutoreve shikohet si alternativë edhe i mungesës së fuqisë punëtore për të mos i lënë tokat djerrë,pasi në familjet fermere kanë mbetur vetëm moshat e treta dhe nuk i përballojnë dot shërbimet që kërkojnë perimet.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?