Indi- Ka heronj, por edhe 'çaste të arta' fati. Pamje spektakolare që vijnë nga India po bëjnë xhiron e rrjetit, teksa vetëm një fraksion sekondi ka ndarë jetën nga vdekja për 25 banorë të një godine që po shembej nga përmbytjet.
Ka qenë një shpëtim vërtet i mrekullueshëm që ndodhi në Punjabi, teksa mediat dhe rrjetet publikuan momentin kur helikopteri i ushtrisë ndërhyn në kohë për të evakuuar banorët. Dhe pikërisht teksa ai largohet me personat e fundit, ndërtesa shembet.
Ngjarja ndodhi në zonën e Pathankot, teksa në imazhet e postuara në rrjetet sociale nga ushtria indiane, një helikopter ulet në çatinë e një ndërtese gjysmë të shkatërruar nga lumi i fryrë. 25 persona kishin gjetur strehim në katet e sipërme dhe në çati. Menjëherë pas shpëtimit, ndërtesa shembet, por tashmë misioni ishte kryer me sukses.
Në Indi shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar disa përmbytje masive dhe viktima.
Komente
