Bota

VIDEO/ Pamje spektakolare si në filma, momenti kur ushtarët amerikanë dorëzojnë 17 trafikantë droge tek autoritetet e El Salvadorit

31 Mars, 22:20| Përditesimi: 31 Mars, 22:35

  • Share

Pamje spektakolare si në filma tregojnë momentin e dorëzimit të 17 trafikantëve të drogës, të arrestuar në SHBA, tek autoritetet e El Salvadorit. Gjatë presidencës së Trump, lufta kundër karteleve të drogës është bërë një prioritet i Shtëpisë së Bardhë, duke u dhënë ushtarakëve të njëjtat liri veprimi për t’i luftuar si ndaj ISIS dhe Al Qaeda.

Edhe ekstradimi i këtij grupi kriminelësh është paraqitur nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hagseth, si një “operacion i suksesshëm kundër terrorizmit”. Një video tregon mbërritjen e të arrestuarve, pjesë e bandave të rrezikshme Tren de Aragua dhe MS-13, “mes tyre vrasës dhe përdhunues fëmijësh”, sipas presidentit të Salvadorit, Nayib Bukele.

Avioni C-17 i Forcave Ajrore Amerikane u rrethua nga ushtarët e Salvadorit, të cilët i transferuan të burgosurit në Cecot, burgun më të madh dhe më të sigurt të vendit.

MS-13, ose Mara Salvatrucha, është një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në botë. Fillimisht u krijua në Los Angeles në vitet '80 si një milici vetëmbrojtjeje për emigrantët salvadorianë, por më pas u shtri në të gjithë SHBA, Amerikën Latine dhe Evropë.

Në vitin 2005, FBI krijoi një task-forcë të posaçme kundër MS-13. Tani, Trump e ka vënë këtë mision në duart e ushtrisë amerikane.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesi: 01/04/2025 13:16

    Do Zoti vjen influeca Amerikone edhe ne Shqiperi e ti kalbin neper burgje disa kriminela qe e meritojne me prova dhe fakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?