Pamje spektakolare të ‘Rally Albania’! 300 garues nga Qeparoja në Voskopojë: Terrene të vështira dhe sfiduese!

12 Qershor, 16:10| Përditesimi: 12 Qershor, 17:02

  • Share

“Rally Albania 2024” nga Qeparoja ka mbërritur në Voskopojë të Korçës. Garuesit e këtij sporti ekstrem më pas do të garojne në zonën e Bishnicës në Pogradec. 300 garues në kategori të ndryshme, nga më shumë se 20 vende të botës po sfidojnë terrenet e thepisura.

Mjeku i skuadrës italiane tregon emocionet e këtij sporti, teksa shpreh dhe vështirësitë që hasen në terrenin malor të Shqipërisë. Fabricio vitet e tjera ka qenë garues, ndërsa tashmë ka një rol të vecante: Të ndihmojë miqtë në rast të incidenteve gjatë garës.

“Une jam Fabrico Divicenco dhe vij nga Italia. Nuk eshte hera ime e parë ketu, unë kam qënë për 11 vite dhe kam marrë pjesë si një pilot. Po, është shume e veshtirë në këto zona sepse ka terrene të thepisura. Moment i vështirë? Mund të them... kur thyej ndonje kockë të trupit tim”.

Më tej ai shprehet: “Më pëlqen shumë organizimi, unë kam qenë në shumë gara por është hera ime e parë që vij si doktori i garës. Pra doktori i garës me një motorr. Nuk mund ta ndaj kush më pëlqen më shumë të jem doktor apo një garues por janë gjera te ndryshme me ndjesi të vecanta”.

Një prej pilotëve tregon se është i surprizuar nga terreni i zonës së Korçës dhe nga mikpritja e vendasve. Edhe pse garon për herë te parë në “Rally”, Tulio tregon gara ka adrenalinë.

“Unë jam Tulio dhe vij nga Italia. Po është hera ime e parë në Korcë dhe më pëlqen. Vertet suprizuese. Ka zona të vështira qe kanë edhe gur, por mund të them qe pamja është fantastike gjë që e bën garimin një kënaqesi.

Çdo zonë është e vështire dhe të gjitha zonat ndryshojnë nga njëra tjetra. Ne u nisem nga Tirana, Qiparo dhe tani jemi ne Korçë pra kemi provuar zona të ndryshme”.

Rally Albania zhvillohet prej 20 vitesh dhe gërsheton rrezikun, garën dhe adrenalinën e pjesëmarrësve të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës. Gara ka nisur në kryeqytetet, më pas është zhvendosur në jug, për të kaluar më pas në juglindje dhe për tu rikthyer përsëri në Tiranë ku do të ndahen dhe çmimet më 15 qershor.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?