llava e vullkanit në Hawai pushton rrugët

Bota

Pamje të frikshme, llava e vullkanit në Hawai pushton vendin/FOTO+VIDEO

8 Maj 2018, 11:14| Përditesimi: 8 Maj 2018, 11:27

  • Share

Pamje të frikshme të filmuara nga lart me dron, por edhe pamje nga toka shfaqin llavën e cila siç shihet në fotografitë dhe videot po lëvizin drejt rrugëve të Hawait, ku pas shpërthimit të fuqishëm të vullkanit Kilauea, i gjithë vendi është i përfshirë nga zjarri.

Deri tani vullkani Kilauea ka shkatërruar 35 shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa 1700 banorë janë detyruar yë braktisin shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie, pasi llava lëshon një gaz toksik që mund të ju rrezikojë jetën.

Llava e zjarrtë ka “përpirë” shtëpi, pemë, vetura si dhe rrugë, duke bërë që gjithçka që i del përpara të bëhet shkrumb e hi.

Pamjet e videos së publikuar më poshtë, shfaq llavën duke lëvizur nëpër rrugë në drejtim të një makine të parkuar të cilën pothuajse e shkrin të gjithën.

“Bëhuni gati të evakuoheni”, thuhet në paralajmërimin e agjencisë për mbrojtje civile të Hawait. Sipas tyre edhe zona tjera të Haëait priten të preken nga kjo sasi e madhe e llavës që ka “pushtuar” qytetet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?