Pamje nga vendngjarja

Pamje të rënda/ Abuzoi me 5 vjeçaren autike, babai i të miturës sulmon mjekun logoped në Kosovë

27 Nëntor 2022, 14:29| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 14:34

  • Share

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e Kosovës, ku shihet momenti kur dhunohet fizikisht mjeku logoped, Iljasa Fazliu i cili dyshohet se ka abuzuar me një pesë vjeçare nga Gjilani që vuante nga autizmi.

Në video shfaqet babai i të miturës 5 vjeçare së bashku me një tjetër familjar teksa sulmojnë fizikisht mjekun logoped për të cilin mësohet se ekzistonin video ku dëgjohej se abuzonte me të miturën duke e ofenduar këtë të fundit.

Policia ka arrestuar babain dhe familjarin e vajzës së bashku me mjekun logoped i cili ka ushtruar dhunë ndaj të miturës në Kosovë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?