PAMJE TË RËNDA! Fëmijët, viktima të luftës në Siri, forcat e Asad bombardojnë civilë

13 Shkurt 2020, 10:28| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 10:32

  • Share

Bashar al-Asad ka urdhëruar forcat e tij të bombardojnë civilë në Idlib në veri të vendit. Ai po përdor artilerinë dhe sulmet ajrore për të larguar dhjetëra mijëra civilë nga enklava e mbajtur nga rebelët. 

Mijëra gra dhe fëmijë kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe po shkojnë për tu vendosur në veri, drejt kufirit turk.

Imazhet e fëmijëve të plagosur dhe gjakosur nga sulmet ajrore tregojnë koston njerëzore të konfliktit të Siri

Sulmet janë përshkallëzim i armiqësive në Siri që kanë shkaktuar eksodin më të madh të njerëzve që nga fillimi i luftës civile nëntë vjet më parë.

Bashar al-Asad, me mbështetjen e avionëve rus të luftës, po bën përpjekjen e tij të fundit për të vrarë rebelët në Idlib - bastioni i fundit i kryengritësve - në mënyrë që ai të mund të deklarojë fitoren përfundimtare.

Kjo ka bërë që rreth 700,000 civilë - kryesisht gra dhe fëmijë - të ikin drejt kufirit të mbyllur turk. Por ndërsa bombardimet janë intensifikuar, ka arritur pikun e saj edhe kriza humanitare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?