PAMJE të rënda/ Studentja filmon embrionin pas abortit dhe e hedh në kosh! Videon e publikon në Tik Tok

24 Maj 2023, 11:59| Përditesimi: 24 Maj 2023, 12:15

  • Share

Pamje që supozohet të kalojnë vetëm para syve të mjekëve dhe askujt tjetër përveç bluzave të bardha janë bërë virale në rrjete sociale. Shkak është bërë një e re, studente që supozohet të jetë e fokusuar në studime dhe mënyrën se si do të qëndrojë pranë pacientëve, ka gjetur kohë për rrjete sociale por jo vetëm.

E reja, e cila njihet vetëm si Silvana ka publikuar në rrjetin social Tik Tok pamje të rënda që tregojnë embrionin e një foshnje pas abortit që e hedh në kosh dhe më pas e ka fshirë. Pas kritikave që ka marrë në rrjet, i ka fshirë pamjet. Mbetet e paqartë arsyeja përsa e ka xhiruar momentin që mban embrionin dhe e hedh në kosh.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i qendrës spitalore të Elbasanit i cilëson pamjet skandaloze dhe thotë se pamjet që ka publikuar studentja nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.

Ai thotë se është përgjegjësi e Fakultetit të Shkencave që të marrë masa.

 “Janë pamje vërtetë të rënda dhe skandaloze. Fatmirësisht nuk është punonjëse te ne, por studente në vitin e parë për infermjeri. Pas analizës së pamjeve rezulton se veç fotove të të resë që janë bërë në institucionin shëndetësor në Elbasan pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit. As salla e operacioneve dhe ambientet e tjera nuk përshtaten me tonat, veçanërisht pamjet ku ekspozohet embrioni. Është detyrë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të marrë masa”, tha ai.

Komento

Komente

  • Nik Gjoni: 24/05/2023 19:41

    Duhet nje kontroll per gjendjen mendore te funksionareve publik. Pa perjashim.

    Përgjigju
  • Deni: 24/05/2023 12:22

    Ku po shkon kjo bote tik-toku? Zot beje mire per popullin tone…te lutem derdh nja dy gram tru kendej nga ne…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?