Jesus Alberto Lopez Ortiz

PAMJE TË RËNDA/ Krokodili kafshon për vdekje futbollistin, trajneri: Mori vendimin e gabuar

3 Gusht 2023, 15:03| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 15:07

  • Share

KOSTA RIKA - Futbollisti Jesus Alberto Lopez Ortiz (29 vjeç) gjeti vdekjen pasi u sulmua nga një krokodil në lumin Rio Canes në Kosta Rika. Babai i dy fëmijëve u hodh në lumë për t'u freskuar, ndërsa nuk doli më i gjallë. Krokodili i mori jetën egërsisht futbollistit të Deportivo Rio Canas, me klubin që bëri homazhe në kanalet e komunikimit.

Edhe pse disa persona tentuan t'i vinin në ndihmë, diçka e tillë ishte e pamundur pasi krokodili e kishte kapur futbollistin dhe nuk e lëshoi për disa minuta. Siç bën me dije The Sun, familja e tij është e shkatërruar dhe kërkon ndihma nga ana ekonomike pas tragjedisë.

Ministria e Mjedisit dhe Energjisë e Kosta Rikës ndalon gjuetinë ose vrasjen e kafshëve të mbrojtura, përfshirë krokodilët. Policia lokale në këtë rast vendosi se kishte leje sipas ligjeve të botës së egër të vendit qendror të Amerikës "për të çliruar trupin nga nofullat e zvarranikëve" dhe për të qëlluar për vdekje krokodilin. Kështu trupi i futbollistit mundi t'i dorëzohej familjes për nderimet e fundit.

“Fatkeqësisht mori një vendim të gabuar dhe ndodhi kjo tragjedi. Ai ishte një djalë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe shumë i sjellshëm. Ishte një talent i madh dhe qyteti e njihte si lider në fushë. Ishte një pikë referimi për të tjerët. Është një humbje e madhe për qytetin”, shprehet trajneri Luiz Montes.

 
S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?