Militantët nga grupi islamik në pushtet i Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham, raportohet se janë angazhuar në një aksion për të eliminuar besnikët e regjimit të Bashar al-Assad.
Por, gjatë këtij aksioni që zhytur vendin sërish në krizë, ata shihen duke “u kënaqur” me rrahjen, torturimin dhe ekzekutimin edhe të civilëve të pafuqishëm në komunitetet alavite përgjatë bregut perëndimor të vendit.
Më shumë se 1,000 njerëz thuhet se janë masakruar ndërsa militantët e HTS-së kanë filmuar veten duke rrahur civilët e paarmatosur,shkroi Daily Mail.
Qeveria e HTS në Damask pretendon se aksioni në bregun perëndimor të Sirisë rreth Latakias u nis për të mposhtur grupet besnike pro-Asad që kishin sulmuar pikat e kontrollit të sigurisë më 6 mars.
Më tej gazeta britanike raporton se provat, shumica e tyre të siguruara nga vetë militantët e HTS, tregojnë se pjesa më e madhe e dhunës u krye kundër civilëve të paarmatosur.
Kur HTS mori pushtetin në Siri me një grusht shteti të rrufeshëm që rrëzoi ish-presidentin Bashar al-Assad në dhjetor të 2024, udhëheqësi Ahmed al-Sharaa pohoi se pakicat e ndryshme fetare dhe etnike të Sirisë do të ishin të sigurta nga persekutimi dhe dhuna .
Ndonëse shumë liderë botërorë, përfshirë nga shtetet demokratike perëndimore, u gëzuan për rrëzimin e Asadit dhe e zbutën qëndrimin e tyre ndaj HTS, lojtarët rajonalë - përfshirë rajonin autonom të Rojava-s nga kurdët e Sirisë - paralajmëruan se Sharaa dhe HTS ishin ‘ujqër në petkun e deleve’.
Komente
