Bota

SHBA/ Akuzohej për vjedhje, polici vret 61-vjeçarin në karrocë! Momenti i ekzekutimit (VIDEO)

2 Dhjetor 2021, 08:12| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 13:00

  • Share

Pamjet e publikuara në rrjet për një ngjarje në Arizona të SHBA-së janë tronditëse. Një 61-vjeçar i akuzuar për vjedhje është qëlluar për vdekje nga policia.

61-vjeçari u vra teksa lëvizte me karrocë, ndërsa shefi i policisë i cili publikoi edhe videon, tha se ka filluar procesi i shkarkimit të oficerit Rayan Remington.

"Jam shumë i mërzitur" tha shefi i policisë Chris Magnus për veprimet e vartësit të tij.

“Përdorimi i dhunës vdekjeprurëse gjatë këtij incidenti është një shkelje e qartë e rregulloreve tona të shërbimit”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Komento

Komente

  • hej ç'bohet...: 02/12/2021 17:09

    Me nje fakir fukara ulok, qe mund te kete vjedhur ndonje steke cigare apo diçka te ketij lloji, dhe e vrasin pa ju dridhur dora fare e pa i thene as 'duart lert' e 'mos leviz' e i gjuajne sikur po i gjuajne ndonje tabele qitjeje ne poligon. Imagjinoni se çfare do te benin keto pordhicet, po te ishin ne arnaudistan e te kishin te benin ne çdo hap me hajdute xhepash e biçikletash, bankash e kuletash, dyqanesh e marketesh dhe ato te tmerrshmit fare me kollaro e Benza te zinj, qe kane vjedhur e vjedhin perdite miliona e miliarda me tendera e korrupsione madhore... S'do ti dilnin fisheket e do te rrinin vetem duke ndrruar karikatoret ne 24/7.

    Përgjigju
  • Turi: 02/12/2021 09:16

    Vendi me demokratik ne bote Hahahah rracistat e ndyre e vrasin njeriun sikur te jete send

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?