Zjarri që ra në hotelin luksoz e skive, Turqi

Bota

PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve

24 Janar, 18:33| Përditesimi: 24 Janar, 18:41

  • Share

Turqi-Një video tronditëse është publikuar së fundmi nga tragjedia e ndodhur më 21 janar në Turqi ku 79 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në një hotel luksoz në resortin e skive në Kartalkaya.

Nga video e publikuar shihet se si prindërit detyrohen të hedhin fëmijëve tyre nga katet e larta të hotelit, me shpresën se do të mund t’u shpëtonin jetën.

Autoritetet turke kanë arrestuar deri tani 9 persona, përfshirë pronarin e hotelit. Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli 22 Janarin ditë zie kombëtare.

Ngjarja ka shkaktuar edhe një zemërim të madh nga mediat turke të cilët kanë kritikuar mungesën e masave të sigurisë dhe kanë raportuar për sjellje të papërshtatshme të disa individëve që vazhduan të bënin ski pranë vendit të tragjedisë ndërsa trupat e viktimave po largoheshin nga hoteli.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?